Ilustrim - Policia në aksion

Prishtinë - Katër raste të vjedhjeve për 24 orët e fundit

Katër vjedhje dy nga to të rënda, janë raportuar në 24 orët e fundit në raportin policor në rajonin e Prishtinës.

Vjedhje e rëndë është raportuar në fshatin Bërnicë e Ulët. Ankuesi ka raportuar në polici se rreth orës 4 e 30 të mëngjesit disa persona të panjohur i kanë vjedhur një veturë dhe dy gjedhe.

Vetura është gjetur e braktisur dhe njësiti polic gjatë ekzaminimit ka vërejtur se brenda veturës është vjedhur vetëm radio apo kasetofoni.

Një rast tjetër i vjedhjes së rëndë është regjistruar në rrugën “Adem Jashari” në Komunën e Hanit të Elezit.

Sipas policisë disa persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në objektin e një qendre tregtare dhe kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme të cigareve.

Vjedhje ka pasur edhe në Graçanicë. Dje rreth orës 16;30 një grua ka raportuar në polici se disa persona të panjohur i kanë hapur me forcë derën e veturës dhe kanë vjedhur çantën e krahut me disa dokumente.

Në Fushë Kosovë dje rreth orës 11:55 sipas sigurimit të një marketi, një persona i pa njohur kishte kryer një vjedhje dhe pasi që ankuesi ka tentuar të ndaloj, i njëjti ka ekspozuar një pistoletë dhe më pas ka hedhur në tokë gjësendet e vjedhura jashtë marketit.