Sekuestrimi i armëve të zjarrit nga Policia e Rajonit të Prishtinës. Foto: Policia e Kosovës/Facebook.

Policia e rajonit të Prishtinës sekuestroi gjashtë armë zjarri që u përdorën dhe u ekspozuan në rrjete sociale - FOTO

Policia e rajonit të Prishtinës gjatë kësaj jave ka sekuestruar gjashtë armë zjarri, të cilat janë përdorur dhe ekspozuar në rrjete sociale nga persona të dyshuar.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook ku është thënë se personat e dyshuar janë identifikuar dhe shoqëruar në polici.

“Operacionet policore  janë ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit ku pas identifikimit të lokacioneve  dhe personave të dyshuar, kanë shoqëruar në polici personat të cilët kishin postuar në rrjete sociale fotografi  me armë dhe video duke shtënë me armë zjarri” – thuhet në njoftim.

Tutje, është bërë e ditur se pas përfundimit të të gjitha procedurave të nevojshme policore ndaj personave të dyshuar janë iniciuar raste për posedim dhe përdorim të armës.

Sekuestrimi i armëve të zjarrit nga Policia e Rajonit të Prishtinës.
Foto: Policia e Kosovës/Facebook.