Ilustrim - Aksident - Foto: KALLXO.com

Aksident në magjistralen Prishtinë- Gjilan, katër të lënduar

Katër persona kanë marrë lëndime në një aksident që ka ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë- Gjilan në afërsi të fshatit Mramor.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 dhe janë përfshirë dy vetura.

“Katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale”, tha Borovci për KALLXO.com.

Tutje ai shtoi edhe se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.​