Për dy ditë mbyllen disa rrugë në lagjen ‘Pejton’ si shkak i asfaltimit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se për dy ditë do jenë të mbyllura disa rrugë në  lagjen ‘Pejton’ si shkak i punimeve.

“Për shkak të punimeve të asfaltimit, prej nesër, e mërkurë, 9 Shtator në ora 08:00 deri të Enjten, 10 Shtator në orën 18:00 rrugët “Nazmi Mustafa”, “Sejdi Kryeziu” e “Perandori Justinian” në lagjen “Pejton” do të jenë mbyllura për trafik,” thuhet në njoftimin e kryetarit.

Ahmeti ka bërë thirrje që të shfrytëzohen rrugë alternative gjatë kësaj kohe.

Punimet në Pejton pritet të përfundojnë brenda këtij muaji sipas kontratës.