Pejë, të shtëna me armë zjarri

Një person nga Peja ka raportuar se në orët e hershme të mëngjesit në 04:22, disa persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij.

Sipas policisë, në murin e shtëpisë është gjetur një predhë ndërsa ishte dëmtuar edhe një dritare.

Policia thotë se nuk është raportuar për të lënduar dhe rasti i cili ka ndodhur në fshatin Jabllanicë e Madhe po vazhdon të hetohet.