Pejë, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një të miture të zhdukur

Policia e Kosova kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e një vajze 15-vjeçare, e zhdukur në Pejë.

Sipas Policisë, vajza e zhdukur është Serbeze (Istref) Gashi, e lindur më 2008 në Pejë.

Policia, bazuar në Ligjin për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë së Pejës, ka publikuar edhe foton dhe të dhënat e tjera të personit të zhdukur.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen saj të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor, telefon apo adresat elektronike:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë).

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë.

– E-mail adresa: [email protected].