Ilustrim

Pejë, një i arrestuar për bashkëjetesë me një vajzë të mitur

Policia ka arrestuar një person për bashkëjetesë me personin nën moshën 16 vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën “Kurt Abazi”, në Pejë.

Sipas Policisë, ishte raportuar se viktima ka dalë nga shtëpia dhe dihet asgjë për vendin se ku ndodhej.

“Pas një pune hetimore është arritur të gjendet viktima së bashku me të dyshuarin mashkull kosovar të cilët ishin duke bashkëjetuar dhe viktima kishte shkuar me dëshirë me qëllim që të martoheshin”, ka njoftuar PK.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet tutje në njoftim.