Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Pejë, motra raporton vëllanë për dhunë në familje

Një grua në Pejë dje rreth orës 17:00 ka lajmëruar policinë se vëllai i saj e ka sulmuar fizikisht atë dhe anëtarët e tjerë të familjes si dhe i ka dëmtuar disa orendi në shtëpi.

Ndërkaq, në njoftimin e Policisë së Kosovës është bërë e ditur se njësia policore ka dalur në vendin e ngjarjes, mirëpo i dyshuari është larguar dhe gjatë ikjes e ka dëmtuar me një mjet të fortë gomën e veturës zyrtare.

Tutje, Policia ka njoftuar se ky rast është në hetime.