Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

PDK kërkon që në Kuvend të debatohet për grevën e minatorëve

Deputeti Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu deklaroi se sot prioritet i deputetëve duhet të jenë kërkesat e minatorëve të Trepçës të cilët janë në grevë prej të martës.

Haxhiu në seancën e Kuvendit, ka pyetur partinë në pushtet, LVV-në nëse është me më prioritet shkarkimi i një Bordit të KPMM-së apo trajtimi i problemit të grevës së minatorëve.

Sipas tij, kërkesa për shkarkimin e Bordit ka të bëjë më interesa politike e biznesore.

“Javën e kaluar ky Kuvend refuzoj kërkesat për Policinë, ndërsa sot ka sjell në rend të ditës shkarkimin e Bordit për miniera dhe minerale derisa në minierën e Trepçës po vazhdon greva e minatorëve. Cili është sot prioriteti që duhet me trajtu Kuvendit, shkarkimi i një Bordi për interesa politike dhe biznesore apo trajtimi i problemit të grevës së minatorëve. A është me prioritet shëndeti i minatorëve në grevë dhe trajtimi i kërkesave të tyre, apo shkarkimi i një bordi të cilin para një viti e gjysmë vet e keni zgjedh, dhe sot po kërkoni me shkarkua”- ka thënë Haxhiu.

Sipas tij kërkesat e minatorëve të Trepçës janë të thjeshta.

“A e dini çfarë premtimesh ju keni dhënë në fushatë, 70 milionë euro i keni premtu investimet në Trepçë, pa e llogarit atë premtimin e Albin Kurtit se që do të ketë investime deri në 400 milionë euro. Sot kërkesa e minatorëve është me ja u përmirësu kushtet e punës dhe me shkarku një menaxhimet të papërgjegjshëm”- u shpreh ai.

Kuvendi i Kosovës po shqyrton kërkesën e Komisionit për Ekonomi, për shkarkimin e kryesueses dhe anëtarët e Bordit të Komisionit për Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Rreth 100 minatorë në minierën e Stan Tërgut kanë hyrë të martën në grevë në horizontin e 10-të.

Rreth 100 minatorë të Trepçës hyjnë në grevë, parashtrojnë tri kërkesa