Pasuria e Kusari Lilajt, bashkëshorti i saj ka tërhequr 10% nga TRUST-i

Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarja e subjektit Alternativa, Mimoza Kusari Lila, ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë Kudër Korrupsion.

Kusari Lila ka deklaruar të hyra vjetore nga Kuvendi i Kosovës 22 mijë e 337 euro e 54 centë.

Ndërsa ka deklaruar edhe të hyra nga Kuvendi i Kosovës për udhëtime zyrtare 823.50 euro dhe honorar 292 euro.

Kusari Lila ka deklaruar të hyrat vjetore edhe të bashkëshortit, të cilat arrijnë vlerën 9 mijë e 107 euro e 10 centë nga KADC dhe 3 mijë e 191 euro nga Cacttosed.

Kurse të hyrat vjetore të fëmijëve, Kusari Lila e ka deklaruar bursën vjetore nga gjimnazi i specializuar matematikor në vlerë prej 1 mijë euro.

Tek të dhënat e tjera, Kusari Lila ka treguar se bashkëshorti i saj i ka tërhequr nga Trust-i pensional 10% në vlerën: 4,012.63 euro në janar 2021.

Kusari Lila ka deklaruar pasuri të paluajtshme banesë 200 metra katror me vetëfinancim në vlerë 180 mijë euro, ndërsa shtëpi 100 metra katror e të trashëguar në vlerë 65 mijë euro në pronësi të bashkëshortit.

Te pasuria e luajtshme Kusari Lila ka deklaruar Makinë GLK Mercedes, e financuar përmes kredisë bankare në vlerë 8 mijë euro i bashkëshortit.

Kusari Lila posedon edhe aksione në shoqëri komerciale MKL me kapital 1 mijë euro.

Para të gatshme të mbajtura në institucione financiare, Kusari Lila i ka deklaruar 4 mijë e 969 euro në Bankën Ekonomike, ndërsa në TEB i ka deklaruar 4 mijë euro. Në Bankën Ekonomike ka deklaruar se bashkëshorti i saj i ka 620.41 euro, ndërsa në Bankën Ekonomike për njërin fëmijë i ka deklaruar 2 mijë e 199 si dhe 2 mijë e 199 për fëmijën tjetër.

Kusari Lila ka deklaruar detyrime financiare në vlerë prej 484 euro për konsum në kredit kartelë dhe 18 mijë e 25 euro kredi për renovim të banesës.

Deklarimet e pasurisë mund t`i gjeni KËTU.