Pasuria e Drejtorit të Antidrogës në Policinë e Kosovës

Drejtori i drejtorisë së Antidrogës në Policinë e Kosovës, Bahri Shala ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit se pasuria e tij e paluajtshme kap vlerën e më shumë se gjysmë milioni.

Saktësisht shefi i antidrgoës ka regjistruar në AKK 622 mijë euro pasuri të paluajtshme.

Në këtë pasuri hynë katër toka dhe një banesë.

Ajo çka vërehet në këtë deklarim është se Shala të gjitha këto pasuri i ka deklaruar në emër të përbashkët dhe se dy toka dhe një banesë janë blerë me kredi dhe një tokë ka qenë kompensim nga Komuna e Prishtinës

Shefi i Antidrogës ka deklaruar dy vetura te pasuria e luajtshme, një në emër të bashkëshortes një veturë Peugot e cila kap vlerën e 10 mijë eurove ndërsa sipas deklarimit është blerë nga kursimet e bashkëshortes së tij dhe nga shitja e një veturë tjetër Golf 6 ndërsa një veturë Touran e ka deklaruar si të përbashkët dhe vlera e saj kap shifrën e 7 mijë eurove.

Shala ka deklaruar se ka kredi  vlera e së cilës është 101 mijë eurove. Të dy kreditë janë për blerje të tokave të cilat Shala i ka deklaruar të pasuria e paluajtshme.

Paga mujore e shefit të Antidrogës Shala, është 1 mijë e 30 euro ndërsa duke bërë llogaritjet për 12 muaj del se të hyrat vjetore nga pozita e tij në polici janë 12 mijë e 360 euro.

Në deklarimin e pasurisë, Shala ka deklaruar edhe mëditjet që ka marrë nga Policia e Kosovës të cilat kanë vlerën e 722 eurove.

Gjithashtu në këtë deklarim, Shala ka bërë të ditur edhe të hyrat e bashkëshortes së tij e cila punon në Ministrinë e Shëndetësisë dhe paga mujore e së njëjtës është 583 euro në muaj apo 6 mijë e 996 të hyra vjetore.

Në deklarimet e pasurisë në AKK, Shala ka bërë të ditur edhe të dhëna të tjera të cilat lidhen me pasurinë e paluajtshme të deklaruara nga vetë ai.

Në lidhje me tokën e cila thotë se ka qenë kompensim i Komunës së Prishtinës, Shala ka deklaruar se “ 2018 metra katror janë blerë në vitin 2015 me kredi në vlerë të 100 mijë eurove dhe janë kontraktuar për ndërtim të përbashkët në vitin 2019 mirëpo sipas zgjedhjes urbane është paraparë të kaloj në rrugë publike. Gjatë matjeve të parcelave të tjera është vërejtur nga drejtoria e kadastrit se ka pasur gabime në matjen e parcelave në vitin 2006. Andaj në marrëveshje me komunën e Prishtinës, drejtorinë e kadastrit parcela më është ndarë në dy prona 1 mijë e 162 metra katror dhe 856 metra katror”, thuhet në të dhënat e deklaruara nga Shala