
Vërshime në Gjakovë
Pas vërshimeve, Agim Veliu autorizon ngritjen e gatishmërisë në nivel kombëtar
Ministri në detyrë i Punëvë të Brendshme, Agim Veliu ka kërkuar dhe autorizuar Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME) që të ngris nivelin e gatishmërisë në nivel kombëtar pas situatës së krijuar nga reshjet e shiut dhe borës.
Përmes një komunikate, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se bashkë me AME janë duke përcjellë gjendjen në vend pas vërshimeve.
“Deri më tani në Komunën e Gjakovës, Malishevës, Rahovecit, Drenasit dhe Suharekës ka pasur vërshime të pjesshme, derisa ekipet e AME-së janë në terren duke vepruar sipas nevojës dhe rrethanave. Në komunat tjera situata momentalisht është e qetë dhe nën kontroll”, bënë të ditur MPB.
Tutje thuhet se Agjensia për Menaxhimin e Emergjencave “do të koordinojë të gjitha veprimet operacionale me shtabet komunale, për të ndërhyrë aty ku është e nevojshme, por edhe për t’i ndihmuar këto shtabe si me personel ashtu edhe me mjete”.
Kosova është përfshirë nga reshjet e shumëta të borës dhe shitu të cilat në disa qytete kanë krijuar vështirësi në qarkullim dhe prishje të rrjetit elektrik.
(PAMJE) Fushë Kosova ndjen pasojat e shiut, rrugët përmbyten me ujë