Reshjet shkaktojnë prishje në rrjetin elektrik

Reshjet e shiut të cilat kanë përfshirë vendin që nga dita e djeshme po vazhdojnë edhe sot duke krijuar problem për qytetarët e vendit.

Qytetet si, Malisheva, Gjakova, Fushë Kosova janë përmbytur nga reshjet e shiut.

Përveç vërshimeve nëpër rrugët e qyteteve shiu ka shkaktuar telashe edhe në rrjetin e furnizimit me energji elektrike.

Viktor Buzhala, zëdhënës  i KEDS-it  ka thënë për KALLXO.com se rajoni i Dukagjinit është më i prekuri si shkak i kushteve të dobëta atmosferike.

“ Ka pasë prishje, sidomos në rajonin e Dukagjinit. Si pasojë e kushteve atmosferike kemi disa prishje në Gjakovë dhe Pejë. Ekipet kanë dalë menjëherë në terren dhe janë duke i sanuar ato”, tha Buzhala.