voto voto
Pas raportimit të KALLXO.com - Policia fillon mbledhjen e informacioneve për votimin në vend të asamblistëve të PDK-së që nuk ishin në sallë
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka udhëzuar Policinë e Kosovës që të grumbullojë informatat pas dyshimeve për votimin në vend të dy asamblistëve të cilët nuk kanë qenë në sallë në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë.
Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar Valon Preteni zëdhënës i Prokurorisë në Mitrovicë.
“Ju njoftojmë që është kontaktuar policia, dhe janë udhëzuar që të grumbullojnë informata për këtë çështje. Pas mbledhjes së informatave nga Policia, prokurori do të vendos për hetime. Policisë i është përcjellë linku i raportimit që ju e keni dërguar dhe do të presim për informata”- tha ai.
Në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë të mbajtur më 27 tetor 2022 dyshohet se në pikën e rendit të ditës për ndërtimin e lapidarit në fshatin Pasomë është votuar në vend të dy asamblistëve të cilët nuk kanë qenë në sallë.
Seanca është transmetuar drejtpërdrejt në faqen zyrtare të Facebook-ut të Komunës së Vushtrrisë, por pastaj një pjesë e seancës nuk është gjetur në të njëjtën faqe.
KALLXO.com ka arritur të siguroj një pjesë të videos nga kjo pikë. Në video shihet nënkryetari i Komunës, Shpëtim Zhegrova nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK), i cili i thotë Nurije Halilit, asambliste që të votoj në emër të Arlind Gogollit, asamblist nga PDK po ashtu.
“Voto të Arlindit. Voto, veç voto të Arlindit. Bonja plus. Voto, voto bre. Voto për. Bonja plus”- thotë Zhegrova.