Arkiv - Albin Kurti - Isa Mustafa

Pas 3 orësh Albin Kurti e Isa Mustafa merren vesh për t`u takuar nesër

Pa ndonjë rezultat konkret ka përfunduar takimi ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.

Kështu të paktën ka thënë para gazetarëve Besian Mustafa nga zyra për medie e LDK-së.

“Nuk kam shumë detaje, por vetëm se në fund janë pajtuar që të kenë edhe nesër një takim. Për orën e saktë do të iu njoftojmë nesër”, ka thënë ai.

Pyetjeve të gazetarëve nuk i është përgjigjur as lideri i LDK-së, Isa Mustafa, rreth mos-pajtimeve me Albin Kurtin.

Pas krizës së takimeve Albin Kurti takon Isa Mustafën

www.kallxo.com