Albin Kurti - Isa Mustafa

Kurti para takimit me Mustafën: Marrëveshja është shumë afër

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pak para se të takojë të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se marrëveshja për bashkëqeverisje është shumë afër.

“Vullneti ekziston, mundësitë janë dhe shpresoj që tash pasi që kanë rifilluar bisedimet edhe do të shkojmë me shpejtësi drejtë arritjes së marrëveshjes që edhe ashtu është shumë afër”, tha shkurt ai para gazetarëve.

Ndërkohë, një person i cili ishte para selisë së LVV-së e ka uruar Kurtin.

“Urime kryeministër, e dimë që sot bëhesh kryeministër”, ka thënë ai.

Sot gjatë ditës, nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, deklaroi për KALLXO.com se për tu arritur marrëveshja, duhet të lëshojnë pe të dyja palët.

Nënkryetari i LDK-së: Që të arrihet marrëveshja duhet të lëshojnë pe të dyja palët

www.kallxo.com