Takimi Kurti- Mustafa, gazetarët nuk lejohen të hyjnë në Kuvend

Dy liderët e partive të para nga zgjedhjet e 6 tetorit, nuk kanë treguar transparencë me media sa i përket takimeve për themelimin e koalicionit të ri qeverisësë.

Së fundmi, takimet nuk i kanë të shpeshta. Por, interesimi për to nga gazetarët është i madh.

Edhe sot, kur takimi mes liderëve po mbahet në objektin e Kuvendit të Kosovës, gazetarët nuk janë njoftuar zyrtarisht dhe nuk janë lejuar as të futen në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Kjo nuk hera e parë që në takimet e Albin Kurtit e Isa Mustafës, gazetarët nuk lejohen të afrohen.

Për këto takime asnjëherë nuk ka pasur ftesë për media, ndonëse interesi publik, pas përfundimit të zgjedhjeve, mbetet tek formimi i Qeverisë së re.