Ilustrim

Paraburgim të dyshuarit që therri të miturin në Prizren

Në fillim të kësaj jave një i mitur ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga një therje me thikë që ka ndodhur në Prizren.

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se ka vendosur që i mituri J.K., të dërgohet në paraburgim.

Tutje gjykata ka treguar edhe se çka kishte ndodhur në ditën kritike.

“I mituri J.K., e privon nga jeta të dëmtuarin L.B., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje që kishte me viktimën pasi që dalin nga shkolla dhe në afërsi të internetit kafes fillon përleshja në mes tyre, me ç’rast i mituri e nxjerr thikën dhe e godet në regjionin e gjirit të majtë dhe si pasojë e cilës fëmija L.B., ndërron jetë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të miturit J.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: vrasje e rëndë.

“Gjyqtarja e procedurës për të mitur, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i mituri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet, dhe kjo rrjedh nga provat e mbledhura deri në këtë fazë”, thuhet në njoftim.

Vdes i mituri pasi u therr me thikë në Prizren