Pandeli Majko përshëndet ndihmën e Ushtrisë së Kosovës

Ministri i Diasporës në Qeverinë e Shqipërisë, Pandeli Majko, ka shpërndarë fotografinë e Ushtrisë së Kosovës që sot u nis drejt shtetit shqiptar për tu dal në ndihmë ekipeve emergjente pas tërmetit të sotëm.

“Ushtria e Kosovës duke ardhur drejt Shqipërisë ! Kjo është pamja e asaj që dihet dhe nuk mungon! Pa shengen!”, ka shkruar në “Facebook”, Pandeli Majo.

Majko, që është anëtar në Partinë Socialiste të Shqipërisë ishte kryeministër gjatë viteve 1998-99, në kohën kur në Kosovë ishte luftë.

Në mëngjesin e sotëm Shqipërinë goditi një termet i fortë me epiqendër Durrës dhe Thumanë.

Nga ky termet, sipas informatave zyrtare, kanë humbur jetën 13 persona, njëri prej të cilëve besohet se është nga Kosova.

Ushtria e Kosovës duke ardhur drejt Shqipërisë ! Kjo është pamja e asaj që dihet dhe nuk mungon! Pa shengen!

Publiée par Pandeli Majko sur Mardi 26 novembre 2019

www.kallxo.com