Pamje nga vetaksidenti në Autostradën 'Arbën Xhaferi'

Një vetaksident ka ndodhur gjatë ditës në Autostradën “Arbën Xhaferi” në Lipjan ku një person ka mbetur i lënduar.

Në redaksinë e KALLXO.com janë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.

Lajmin për KALLXO.com e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Në aksident është përfshirë një veturë (vetaksident), si pasojë një person ka pësuar lëndime”, kishte thënë Krasniqi.

Tutje i njëjti kishte shtuar se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.

Vetaksident në Autostradën ‘Arbën Xhaferi’, një i lënduar