Arkiv

Vetaksident në Autostradën 'Arbën Xhaferi', një i lënduar

Si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Autostradën “Arbën Xhaferi” në Lipjan një person ka mbetur i lënduar.

Kështu ka njoftuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Në aksident është përfshirë një veturë (vetaksident), si pasojë një person ka pësuar lëndime”, ka thënë Krasniqi.

Tutje i njëjti ka shtuar se i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.

Krasniqi ka thënë se Policia informatën për ndodhjen e aksidentit e ka marr në orën 14:00.