Ilustrim, Foto: KALLXO.com

Pamje Ekskluzive: Ndërhyrja e shpejtë e policisë në bastoret e Gjakovës

Sonte në emisionin “Drejtësia në Kosovë” u transmetuan pamjet e ndërhyrjes së pjesëtareve të Policisë në lokacionet ku luheshin baste në Gjakovë.

Hulumtimet e “Drejtësia në Kosovë” dërguan Policinë e Kosovës në qendër të Gjakovës, ku pas një aksioni të shpejtë arrestohen persona dhe sekuestrohen qindra prova materiale.

Pamjet në vazhdim shfaqin momentin e ndërhyrjes së Policisë në lokacionin në qendër të Gjakovës në të cilin zhvillohej veprimtaria ilegale e lojërave të fatit.

Në pamjet e transmetuara shihet edhe momenti i arrestimit të punëtorit të pikës së bastit në qendër të Gjakovës.

Në linkun e mëposhtëm mund të ndiqni emisionin e plotë “Krimi me Baste”, të shfaqur në emisionin “Drejtësia në Kosovë”.