Osmani: Sot duhet të jemi unik në mbrojtje të territorit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në seancën e mbajtur me rastin e 12 Qershorit –Ditës së Çlirimit të Kosovës ka kërkuar që të mbrohet territori i Kosovës dhe të kultivohet paqja në rajon.

“Në këtë ditë të lirisë nga kryeqyteti i shtetit të Kosovës, kemi vetëm një mesazh. Sic ishim unik dikur për lirinë si një akt sublim, sot duhet të jemi unik në idenë për paqe të qëndrueshme duke mbrojtur sovranitetin e shtetit tonë me çdo pëllëmbë të territorit të tij. Ne jemi të gatshëm ta kultivojmë paqen e stabilitetin rajonal sic kemi bërë gjithnjë.”, ka thënë ajo.

Gjithashtu Osmani sot ka propozuar që një ulëse në Kuvend t’u rezervohet fëmijëve të vrarë gjatë luftës.