Osmani pret sot në takim kongresmenin amerikan, Torres

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet sot me kongresmenin amerikan, Ritchie Torres i cili po qëndron në Kosovë.

Osmani do ta pres në takim kongresmenin amerikan në ora 12:00.

Torres, i cili është bashkëkryesues i Grupit për Çështjet Shqiptare të Kongresit, është mirëpritur të shtunën në Kosovë nga kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

Torres gjatë vizitës në Kosovë ka qëndruar edhe në Gllogjan të Deçanit ku është mirëpritur nga kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kongresmeni amerikan gjatë kësaj vizite ka pasur të veshur një bluzë me flamurin e Kosovës.

Kongresmeni Torres ka lobuar vazhdimisht për Kosovën, duke i bërë thirrje pesë vendeve anëtare të BE-së që ta njohin pavarësinë e Kosovës, i ka shkruar letër presidentit Biden që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s dhe vazhdimisht ka përmendur Kosovën si një prej shteteve mike më të mëdha të SHBA-së.