Vjosa Osmani pret në takim Lulzim Bashën, shprehen kundër ideve për ndryshim kufijsh

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani pas takimit me kryetarin e PD-së në Shqipëri Lulzim Basha, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë, ka deklaruar se është e dosmsodoshme që Kosova dhe Shqipëria të bashkërendojnë veprimet e tyre në shumë aspekte.

Osmani shtoi se e ka falënderuar Bashën për zërin kundër ideve për ndryshimin e kufijve.

“Mbi të gjitha ajo që diskutuam ishte bashkërendimi në raportet tona ndërkombëtare, pra me shtetet e tjera. E falënderova z. Basha për qëndrimin e tij konsekuent dhe të PD-së dhe zërin etyre të çmuar kundër ideve dhe aventurave të rrezikshme për ndryshim kufijsh”, tha Osmani.

Kurse, kreu i PD-së, Lulzim Basha e faënderoi Osmanin për siç tha qëllimet e qarta në mbështetje të agjendës së forcave politike për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Për mua dhe PD-në, për opozitën e bashkuar mbështetja totale e  agjendës së insittucioneve të Kosovës është orientimi dhe parimi kryesor, dialogu ka qenë dhe është dhe duhet të jetë rruga për të ecur përpara. Objektiv i pandryshueshëm i këtij dialogu është njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Basha shtoi se për Shqipërinë është e qartë mbështetja totale për Kosovën “duke respektuar plotësisht pavarësinë, sovranitetin, duke bërë gjithçka për ruajtjen e integritetit territorial të Republikës së Kosovës, si vlera dhe investime të përbashkëta kombëtare”.