Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Osmani: Kosova qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj, ndërkohë që Rusia ka nisur sulmet mbi Ukrainën.

“Kosova qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj, ndërkohë që ata po përballen me pasojat e luftës së paprovokuar si rezultat i akteve të agresionit të Rusisë”, ka shkruar Osmani në Tëitter.

Presidentja ka shtuar se do të bashkëpunojnë me aleatët e Kosovës për të ndaluar çdo destabilizim në rajon.

“Hegjemonia e Rusisë nuk do të ketë sukses. Liria dhe demokracia do të mbizotërojnë”, thuhet në publikimin e saj.

Rusia sulmon Ukrainën