Osmani fton partitë për qëndrim të unifikuar lidhur me draft-statutin e Asociacionit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë raportimit në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar unifikim ndërpartiak lidhur me çështjen e draft-statutit të Asociacionit të hartuar nga SHBA e BE.

Osmani ka thënë se për këtë temë përveç konsultimeve me kryeministrin e Kosovës dhe kryetarin e Kuvendit ka ftuar edhe liderët e partive opozitare të ndërtohet një qëndrim i unifikuar.

Ajo ka kërkuar nga opozita të përgadistin komentet e tyre lidhur me këtë draft – statut.

“Është me rendësi që të gjithë ne pa dallim partiak të ulemi dhe bashkë të përgatisim komentet tona bazuar në shqetësimet qe kemi dhe ti dërgojmë ato në Kushtetuese kurdo që ky draft të dërgohet para këtij institucioni. Qëllimi ynë duhet të jetë që të sigurohet përputhemëri e plotë me kushtetutën dhe të mos lejojmë një pushtet të ndërmjetin apo anomali të tjera që rrezikojnë funksionimin e brendshëm të shtetit tonë. Përveç konsultimeve më Kurti dhe Konjufcën kam ftuar edhe liderët e partive opozitare që për këtë temë që ndërtojmë një qëndrim të unifikuar”- ka thënë ajo.

Ajo tutje ka thënë vlerësimin e këtij institucioni duhet ta bëj Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

“Së fundi Kosovës i është dërguar një draft statut të Komuna me shumicë serbe i hartuar nga partnerët tanë. Përderisa vlerësimi i hartuesve është se një draft është në harmoni me kushtetutën, dua të theksoj që institucioni që duhet ta bëj këtë vlerësimi është Gjykata Kushtetuese”- ka thënë ajo.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk kanë marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës, në të cilën presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është adresuar deputetëve.