Vjosa Osmani ne takim me ambasadoren ne shkuarje te Luksemburgut - Foto: ZPRK

Osmani e Kurti presin në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes.

Kurti e Osmani kanë falënderuar ambasadoren Gomes për bashkëpunimin dhe i kanë shprehur mirënjohje për kontributin.

Presidentja Osmani gjatë takimit ka kërkuar që mbështetja e Luksemburgut të vazhdojë edhe për integrimin euro-atlantik të Kosovës, liberalizimin e vizave si dhe anëtarësimin e Kosovës në struktura ndërkombëtare.

Ndërsa kryeministri Kurti  theksoi përkushtimin e Qeverisë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me shtetin e Luksemburgut dhe përfaqësuesit e tij në Kosovë, në përmbushjen e synimeve të përbashkëta.