Foto: ZPRK

Osmani: Datën e zgjedhjeve lokale e caktojmë ditëve në vazhdim

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot përfaqësuesit e partive politike me të cilët ka diskutuar për procesin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen këtë vjeshtë.

Pas përfundimit të konsultave me partitë politike, Osmani përmes një komunikate ka njoftuar se data e zgjedhjeve të përgjithshme do të caktohet ditëve në vazhdim.

Në takimet e sotme, presidentja Osmani dhe kabineti i saj kanë takuar kryetarët dhe përfaqësuesit e partive politike në Kosovë.

“Pas konsultimit me partitë politike, Presidentja Osmani ditëve në vazhdim pritet ta shpallë datën e zgjedhjeve lokale, të cilat bazuar në legjislacionin në fuqi, parashihet të mbahen në vjeshtën e këtij viti.”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Presidentes.

Në komunikatë thuhet tutje se presidentja Osmani i ka njoftuar subjektet politike se planifikon t`i bëjë ftesë BE-së për dërgimin e një misioni vëzhgues gjatë zgjedhjeve lokale.