Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

OSBE mirëpret miratimin e Projektligjit për zgjedhjet e përgjithshme

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka mirëpritur miratimin e sotëm me konsensus të Projektligjit për zgjedhjet e përgjithshme nga Komisioni ‘ad hoc’ për reformën zgjedhore.

Në një postim në Twitter, OSBE ka thënë se pasi të miratohen ky Projektligj, ndryshimet në legjislacion do të përmirësojnë integritetin e zgjedhjeve në Kosovë dhe besimin e njerëzve në mënyrën e menaxhimit të zgjedhjeve.

Misioni tha se kanë punuar së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe Komitetin që nga fillimi, duke ofruar mbështetje dhe ekspertizë.

“Falënderojmë anëtarët dhe këshilltarët e Komisionit për bashkëpunimin e shkëlqyer” – shtohet tutje në reagimin e OSBE-së.

Po ashtu kjo e fundit ka falënderuar OSBE/ODHIR, Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë  për bashkëpunimin e tyre në arritjen e këtij rezultati.