OKB: Numri i të zhvendosurve në Gaza shkon në mbi 423 mijë

Numri i njerëzve të zhvendosur brenda në Gaza nga lufta Izrael-Hamas është rritur në më shumë se 423,000, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Kombet e Bashkuara të premten – një shifër që përfaqëson mbi 20% të popullsisë së enklavës bregdetare të rrethuar.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) ka thënë se më shumë se dy të tretat e të zhvendosurve po strehohen në shkollat e udhëhequra nga Agjencia e OKB-së për Ndihmë dhe Punë (UNëRA).

Organizatat e të drejtave të njeriut kanë “shprehur shqetësime rreth incidenteve ku civilët dhe objektet civile duket se janë shënjestruar drejtpërdrejt nga sulmet ajrore izraelite”, ka thënë OCHA./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala