OKB - më shumë se 660,000 njerëz janë larguar nga Ukraina

Më shumë se 660,000 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, kanë ikur nga Ukraina në vendet fqinje që nga pushtimi i Rusisë, thotë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

Zëdhënësja e UNHCR-së Shabia Mantoo tha në një konferencë shtypi në qytetin zviceran të Gjenevës se kishte raporte për njerëz që prisnin deri në 60 orë për të hyrë në Poloni, ndërsa radhët në kufirin rumun janë deri në 20 km.

Sot është dita e gjashtë e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Sulmi i Moskës ka nisur në orët e para të 24-shkurtit. Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./Al Jazeera