Oda e Farmacistëve kundër Zemajt për shfuqizimin e UA për çmimin e barnave
Oda e Farmacistëve të Kosovës ka dalur kundër ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili ka shfuqizuar Udhëzimin Administrativ, për rregullimin e çmimit të barnave.
Sipas Farmacistëve, arsyetimi i Zemajt ishte për mospërputhjen në mes dy dispozitave ligjore të konstatuara nga komisioni i ankesave.
“Ministri morri parasysh një raport të komisionit të dorëhequr, paligjshmëria e punës të së cilave vetëm se u konstatua nga dy opinionet e zyrës ligjore të Ministrisë së Punëve të Brendëshme dhe Administratës Publike të datës 28/05/2020 pas konstatimit të të cilit komisioni i ankesave dha dorëheqje dhe opinionit të datës 28 Korrik”, thuhet në reagim.
Sipas këtij reagimi, anulimi i këtij vendimi nënkupton mbylljen e shumë barnatoreve, që sipas tyre, shpresën e vetme për vazhdim të profesionit e kishin këtë Udhëzim Administrativ.
“Jemi dhe do të jemi shteti i vetëm së bashku me Bjellorusinë që për shëndetin tonë nuk përkujdeset shteti, por çmimi barnave caktohet sipas tekeve personale”, thuhet në reagimin e Odës së Farmacistëve të Kosovës.
Ismaili e quan Zemajn “partner të krimit” pas shfuqizimit të rregullativës për çmimoren e barnave
.