Foto: Oda e Farmacistëve të Kosovës

Kadri Bytyqi zgjidhet kryetar i Odës së Farmacistëve të Kosovës

Kuvendi i Odës së Farmacistëve të Kosovës gjatë ditës së sotme ka mbajtur punimet në seancë konstituive, në të cilën Kadri Bytyqi u zgjodh kryetar i ri i OFK-së.

Përmes një njoftimi bëhet e ditur se me propozimin e zotit Bytyqi, Kuvendi ka votuar edhe Jehona Hakaj si dhe Astrit Haxhijaha për nënkryetarë të OFK-së.

Në njoftim theksohet se kryetari Bytyqi në fjalimin e tij inagurues u zotua për punë të përbashkët të të gjithë Kuvendit të OFK-së drejt arritjes të një qëllimi të vetëm, avancimin e sektorit farmaceutik në sistemin shëndetësor dhe në shoqërinë kosovare.

Derisa, në prezantimin e programit qeverisës u paraqitën edhe objektivat programore qeverisëse si:

– Inicimi dhe aprovimi i Ligjit për Farmacinë;

– Rritjen e numrit të farmacistëve të punësuar në sistemin publik shëndetësor;

-Rritja e numrit të specialistëve në fushën e farmacisë;

-Përmirësimi i mënyrës së funksionimit të OFK-së.