Foto: REL/Reuters

OBSH: Varianti indian i COVID-19 i nivelit të “shqetësimit global”

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar variantin e COVID-19 të gjetur së pari në Indi vitin e kaluar, si një “shqetësim botëror”.

Rezultatet preliminare të studimit tregojnë se mutacioni B.1.617 shpërndahet më lehtë sesa variantet tjera dhe kërkon studim më të thellë.

Varianti tashmë është shpërndarë në më shumë se 30 vende, thotë OBSH.

Tre variante tjera nga Britania e Madhe, Afrika e Jugut dhe Brazili u është dhënë i njëjti emërtim.

Mutacioni është i ngritur nga “varianti i interesit” në “ variant të shqetësimit” kur ka prova se ka përmbushur të paktën njërin prej kritereve, përfshirë përhapjen e lehtë, simptoma më të rënda, neutralizim i numrit të antitrupave ose efekt i vogël i trajtimit dhe vaksinës.

Ky variant po studiohet për të parë nëse është përgjegjës për vërshimin e vdekjeve në Indi, që për momentin i ka stërmbushur spitalet.

India raportoi 366 mijë e 161 raste të reja dhe 3,754 vdekje të hënën, më poshtë se piku më i lartë. Ekspertët thonë se numrat real mund të jenë shumë më të lartë se që raportohen.

Numri i madh i rasteve ka bërë që të ketë mungesa e oksigjenit të jetë problem dhe virusi është shpërndarë përtej kryeqytetit, Delhi.

Mediat vendore në qytetin jugor Andhra Pradesh raportuan se 11 pacientë vdiqën brenda natës nga COVID-19 në qytetin Tirupati pasi një cisternë që furnizon me oksigjen ishte vonuar.

Qeveria e Indisë thotë se ka evidencë mes variantit dhe vala e dytë vdekjeprurëse në Indi, por që ky korrelacion nuk është “përmbushur plotësisht”.

Shumë qytete kanë imponuar mbylljen dhe shtetrrethimin gjatë muajit të fundit.

Sidoqoftë, kryeministri Narendra Modi po vihet nën presion për të vënë bllokim mbarëkombëtar për të ndalur përhapjen e virusit.

Ai po ashtu është përballur me kritika për lejim të mbledhimeve masive në festivale dhe lejimin e tubimeve zgjedhore përkundër rasteve në rritje.

Të hënën, ministri i shëndetësisë së Delhit tha se kryeqyteti ka vaksina vetëm edhe për 3-4 ditë.

OBSH thotë se vaksinat aktuale do vazhdojnë të jenë efektive kundër variantit indian, megjithëse drejtuesit teknik të kësaj organizate thanë se mund të ketë prova të “neutralizimit të reduktuar,” gjatë një konference të hënën. BBC