OBSH: Nuk ka prova për imunitet ndaj coronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se nuk ka ndonjë të dhënë që sugjeron se prezenca e antitrupave në gjak mund të përcaktojë nëse dikush ka apo jo imunitet ndaj coronavirusit, raporton BBC.

Dr.Mike Ryan, drejtor ekzekutiv për emergjenca në OBSH, të premten tha se nuk ka indikacion deri tash se një pjesë e madhe e popullësisë të ketë zhvilluar imunitet.

“Ka pasur pritshmëri, ndoshta, që imuniteti i turmës të ketë arritur dhe shumica e popullësisë mund të ketë zhvilluar antitrupa. Unë mendoj se të dhënat në përgjithësi bien në kundërshtim më të, kështu që mund të mos zgjidh problemin që qeveritë po përpiqen të zgjidhin.”, tha ai.

Numri i të shëruarve nga coronavirusi që janë ritestuar pozitiv me virus ka rritur shqetësimet se si përgjigjen antitrupat ndaj COVID-19.

Derisa shkencëtarët thonë se nuk ka evidencë se një person që është ritestuar me virus mund ta shpërndajë virusin më tej, nuk ka ndonjë studim të finalizuar për të përcaktuar këtë.

 

Përktheu- Ardita Zeqiri