OBSH: 84,000 gra shtatzëna në rrezik në Gaza, në pritje të ndihmave të bllokuara në Egjipt

Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH, nuk është në gjendje të marrë ndihma dhe furnizime për Gazën, duke vënë në rrezik 84,000 gra shtatzëna, thotë zëdhënësja e OBSH Margaret Harris për CNN.

Ka “78 metra kub furnizime shëndetësore, të cilat janë të mjaftueshme për nevojat themelore jetike për 300,000 njerëz” të pozicionuara në anën egjiptiane të pikës kufitare Rafah, e cila aktualisht është e mbyllur, ka thënë zëdhënësja e OBSH-së Harris.

Drejtoresha e përgjithshme e OBSH-së kishte një marrëveshje me presidentin e Egjiptit Abdel Fattah el-Sisi për ta hapur kalimin, mirëpo bombardimet izraelite e kanë bërë kalimin të pasigurt, thotë ajo.

“Është një lojë pritjeje e frikshme, vërtet shqetësuese, ku të gjithë ne duam vetëm të ndihmojmë”, thotë Harris.

Ka 84,000 gra shtatzëna në Gaza, me shumë që lindin çdo ditë, shton tutje Harris për CNN. “Fëmijve nuk u interesojnë bombat, ata vijnë kur vijnë”, thotë ajo.

Disa spitale janë “jashtë funksionimit për shkak të dëmtimit fizik të bombardimeve”, thotë Harris, duke vënë në dukje se OBSH ka dokumentuar mbi 44 sulme në spitale./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala