Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Obiliq, një burrë gjendet pa shenja jete

Një burrë nga Obiliqi  dje rreth orës 08:37 është gjetur pa shenja jete. Sipas policisë, vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Kurse, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Vetëm gjatë këtij viti mbi 200 raste janë trajtuar si “vdekje të dyshimta” nga ana e policisë, të cilat më pas janë referuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedurë të obduksionit.

Sipas të dhënave nga ky institut, në 6 muajt e parë të vitit 2022 në Kosovë u raportuan 220 raste të ‘vdekjeve të dyshimta’, prej tyre 69 kanë qenë në rajonin e Prishtinës.

Në detajet tjera të këtij instituti të dhëna për KALLXO.com thuhet se gjatë këtij viti më së shumti vdekje të dyshimta u raportuan në muajin maj, gjithsej 38 raste.

Sipas Institutit të Mjekësisë Ligjore, shkaktarët e vdekjeve “të dyshimta” për rastet e periudhës 6-mujore të vitit 2022 janë: aksidentet, vdekjet natyrale, vetëvrasjet dhe vrasjet. Në mesin e këtyre shkaktarëve, prijnë vdekjet në aksidente.

Numri i vdekjeve të dyshimta gjatë këtij viti dhe shkaktarët e tyre