Një person dërgohet pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt
27.12.2023 - 11:19
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person u dërgua të martën në në emergjencën e Spitalit të Ferizajt pa shenja jete.
Vdekjen e tij e kishte konstatuar mjeku kujdestar.
Prokurori i rastit ka vendosur që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion.
Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:00.