Policia e Kosovës

Obiliq, burri dyshohet se rrahu gruan për shkaqe xhelozie

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës brenda 24 orëve të fundit.

Lidhur me këto raste janë arrestuar disa persona.

Në Obiliq një burrë është arrestuar nën dyshimin se për shkaqe xhelozie ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas Policisë, rasti ka ndodh mbrëmë rreth orës 19:00.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”- thuhet në raportin policor.

Në Prizren, Policia ka arrestuar një burrë për shkak se i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten.

E njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Policia ka njoftuar se pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në një tjetër rast, Policia në Prizren ka arrestuar një burrë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:40.

Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”- thuhet në raportin e Policisë.

Policia ka njoftuar një burrë i dyshuar për dhunë në familje është paraqitur dje në stacion policor.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 17 korrik.

I njëjti është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ka njoftuar Policia.