Obiliq, arrestohet pasi rrahu gruan

Një person është arrestuar në Obiliq pasi dyshohet se ka goditur bashkëshorten e tij.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:30.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.