Zgjedhjet Qendrore 2021, KQZ, kutia e votimeve

Numri i votave me kusht që morën kandidatët për kryetarë të Prizrenit, Podujevës, Vitisë, Rahovecit e Malishevës

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar procesi i numërimit të votave me kusht dhe të personave me nevoja dhe rrethana të veçanta të rundit të dytë për kryetarë të 21 komunave, që u mbajt të dielën më 14 nëntor.

Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë ditës së zgjedhjeve janë hedhur 10,303 vota të cilat janë vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, janë konfirmuar 9,313 vota me kusht, ndërsa janë refuzuar 990.

Më poshtë gjeni rezultatet e votave me kusht për kandidatët për kryetarë të komunës së Prizrenit, Podujevës, Vitisë, Rahovecit, Malishevës dhe Mamushës:

Prizren: Mytaher Haskuka nga LVV 670 vota, Shaqir Totaj nga PDK 619 vota.

Viti: Arsim Ademi nga LVV 85 vota, Sokol Haliti nga LDK 89 vota.

Podujevë: Shpejtim Bulliqi nga LVV 415 vota, Ekrem Hyseni nga LDK 285 vota.

Malishevë: Ekrem Kastrati nga Nisma Socialdemokrate 177 vota, Isni Kilaj nga PDK 134 vota.

Rahovec: Smajl Latifi nga AAK 117 vota, Visar Korenica nga LVV 61 vota.

Mamushë : Abdulhadi Krasniç nga KDTP 22 vota, Arif Butuç nga KATP 8 vota.