Numri i të vdekurve në Izrael shkon në 70

Shërbimet e emergjencës në Izrael kanë deklaruar se numri i të vdekurve në Izrael ka shkuar në 70 nga sulmi i militantëve të Hamasit, raporton BBC.

“Mund të japim të dhënat e fundit se numri i të vdekurve ka shkuar në 70, derisa janë edhe qindra tjerë të plagosur rëndë, mesatarisht dhe lehtë” – thuhet në deklarimin e tyre.

Grupi militant Hamas tha se ka lëshuar mijëra raketa në Izrael mëngjesin e 7 tetorit, duke nxitur autoritetet që të lëshojnë alarme për sulme ajrore në mbarë vendin, përfshirë në Jerusalem dhe Tel Aviv.

Izraeli u kundërpërgjigj duke kryer sulme ajrore ndaj caqeve në Rripin e Gazës.

Mediat lokale izraelite po ashtu raportojnë se janë marrë dhjetëra pengje civile nga forcat militante të Hamasit në sulmin terrorist në Izrael.

Disa mendohet se janë të izoluar në disa nga qytetet e vogla pranë Rripit të Gazës. Të tjerë janë dërguar në Gaza.

Zhvillimet në Izrael – Netanyahu: Jemi në luftë