Numri i të vdekurve në Izrael nga sulmi terrorist i Hamasit arrin në 100

Ministria e Shëndetësisë në Izrael ka bërë të ditur se numri i të vdekurve si shkak i sulmit terrorist nga militantët e Hamasit ka arritur në 100.

Derisa, numri i personave që janë dërguar për trajtim në spitale është 985.

Transmetuesi publik ka bërë të ditur se dhjetra prej tyre që janë në trajtim janë në gjendje kritike.

Numri i të vdekurve pritet të shënojë rritje.

Grupi militant Hamas tha se ka lëshuar mijëra raketa në Izrael mëngjesin e 7 tetorit, duke nxitur autoritetet që të lëshojnë alarme për sulme ajrore në mbarë vendin, përfshirë në Jerusalem dhe Tel Aviv.

Izraeli u kundërpërgjigj duke kryer sulme ajrore ndaj caqeve në Rripin e Gazës.

Zhvillimet në Izrael – Netanyahu: Jemi në luftë