Arkiv Ilustrim / Siguria në Punë - FOTO - Naim Krasniqi - Kallxo.com

Një punëtor bie nga një objekt ndërtimi në Prishtinë, dërgohet në QKUK

Një punëtor i ndërtimtarisë është dërguar dje në QKUK, pasi kishte rënë nga një objekt banesor.

Policia ka njoftuar se ai ishte duke punuar në atë objekt dhe ka rënë nga kati i dytë.

Pas këtij rasti, Policia ka intervistuar pronarin e kompanisë dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur dje në ora 16:30.

KALLXO.com në vitin 2021 kishte transmetuar emisionin ‘Siguria në punë’.

Gjatë emisionit janë transmetuar pamje kur Inspektorati i Punës kishte zhvilluar vizita në disa lokacione, kantiere të punës në Prishtinë për inspektime në lidhje me sigurinë në vendin e punës.

Gjatë vitit 2020, në Kosovë 11 persona kanë humbur jetën si pasojë e mungesës së sigurisë në vendin e punës.