Arkiv

Temperaturat e larta në Kosovë, IHMK rekomandon që të shkurtohen orët e mësimit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka rekomanduar që të shkurtohen orët e mësimit në shkolla për shkak të temperaturave të larta që po mbizotërojnë në Kosovë.

Instituti ka rekomanduar që orët e mësimit të shkurtohen nga 45 minuta në 30 minuta.

“Për shkak të temperaturave ekstreme të larta, ne si IHMK japim propozim që në shumë institucione, sidomos në shkolla ku dihet se nuk kanë kondicioner, dhe ujë jo të mjaftueshëm për pije, orët e mësimit të shkurtohen nga 45 min sa janë tani në 30 min”- thuhet në njoftim.

Sipas IHMK-së, nesër zyrtarisht hyjmë në stinën e verës astronomike dhe temperaturat maksimale do të arrijnë kulmin 35-36 gradë celsius.

“Këto temperatura mund të jen të rrezikshme për një pjesë të madhe të popullatës, sidomos për fëmijë dhe të moshuarit”- thuhet në njoftim.