Ilustrim

Nëntë të lënduar nga një aksident trafiku në fshatin Stan Tërg

Nëntë persona janë lënduar si pasojë një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot më 19.06.2024 në fshatin Stan Tërg, në Mitrovicë.

Lajmin për KALLXO.com e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime, i shkaktuar sot rreth orës 14:00 në rrugën rajonale Mitrovicë- Podujevë, përkatësisht në fshatin Stan Tërg, në aksident janë përfshirë dy vetura civile, ku përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar nëntë (9) persona”- tha Zahiti.