Një person në Prishtinë gjuan me pistoletë në drejtim të një personi tjetër

Në rrugën ‘Shaban Shala’ në kryeqytet një person i panjohur ka shtënë me pistoletë në drejtim të një personi tjetër të panjohur.

Policia e Kosovës në vend të ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një kafkë të pistoletës.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:00 dhe është duke u hetuar.