Një person i plagosur në Fushë Kosovë nga një mjet i mprehtë

Një person në Fushë Kosovë mbrëmë rreth orës 18:00 është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ai është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike e Universitare të Kosovës (QKUK).

Viktima ka raportuar se është therur me mjet të mprehtë nga një i panjohur pas një mosmarrëveshje.

Ky rast është iniciuar si lëndim i lehtë trupor dhe është në procedurë hetimore.