Ilustrim

Një person dyshohet se shkaktoi qëllimisht aksident në Prishtinë e më pas u vetaksidentua në Mazgit

Një person dyshohet se ka shkaktuar qëllimisht një aksident në Veternik e më pas është vetaksidentuar në Mazgit të Obiliqit.

Sipas organeve të rendit më 09.08.2024 rreth orës 06:00 është raportuar se një person në Veternik po bënte vozitje të rrezikshme.

Policia ka deklaruar se dyshohet se i njëjti person në hyrje të Prishtinës, qëllimisht  ka shkaktuar aksident trafiku dhe më pas duke mos përfillur urdhrat e policëve për ndalim ka vazhduar  me vozitje të rrezikshme deri në fshatin Mazgit, ku dhe është vetaksidentuar.

“I dyshuari ka pësuar lëndime të rënda trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”- ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Në koordinim me prokurorin është inicuar rast për veprat “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “sulm dhe dëmtim prone”.